Pamje të frikshme nga Italia, viktimat s’i zë as spitali

18:01 | 04 Prill 2020

Italia po vazhdon të jetë epiqendra e koronavirusit.

Numri i lartë i të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka bërë që Italia të konsiderohet ‘Wuhan’ i Europës.

IndeksOnline ka siguruar një video brenda një spitali në Bergamo, në regjionin e Lombardisë në Itali, se si viktimat po qëndrojnë në tokë derisa të iu gjindet ndonjë vend diku pasiqë as në varreza nuk ka më hapësirë.

Sipas të dhënave, trupat e pajetë tash e sa ditë ushtria me kamiona është duke i bartuar ata në një destinacion të caktuar.

Andaj, përmes kësaj videoje mund të shihni rrezikun që na u kanoset nëse nuk iu përmbahemi rregullave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Për të mos ardhur në këtë situatë, IKSHPK bën thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, të mos grumbullohemi në qytet, të mbajmë distancën sociale dhe të mbajmë higjenë.

Komento: