Mëngjesin e së dielës, Kroacia është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mëngjesin e së dielës.
Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, (GFZ), tërmeti me magnitudë 5.3 kishte epiqendrën në veri të Zagrebit.
Fillimisht nuk është raportuar për të lënduar, por tërmeti ka rrënuar shumë objekte e ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë.
“Zgjati rreth dhjetë sekonda. Ka qenë më i fuqishmi që kam ndier ndonjëherë”, ka thënë një dëshmitar për Reutersin, duke shtuar se ky tërmet erdhi pas disa lëkundjeve më të lehta.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit.
Deri tash, në Kroaci janë raportuar 206 raste me infeksion, ndërsa një person ka vdekur.