Pamje të kanalit të ujit një ditë pas sulm*it, KFOR shihet në vendin e ngjarjes

10:38 | 30 Nëntor 2024
pamje-te-kanalit-te-ujit-nje-dite-pas-sulm*it,-kfor-shihet-ne-vendin-e-ngjarjes

Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në vendngjarje pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi të ditës së sotme nga vendi ku ndodhi shpërthimi. Aty shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa ushtarë të KFOR-it.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

 

 

 

Komento: