Pamje të neveritshme në “Bregu i Diellit”: Kryeqyteti po mbytet në mbeturina!

16:30 | 01 Mars 2026

Pamje shqetësuese vijnë nga lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku grumbuj të mëdhenj mbeturinash janë hedhur pranë hapësirave të banimit, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.

Siç shihet në fotografi, dyshekë, mobilie të vjetra, qese plastike dhe mbeturina të ndryshme janë shpërndarë pranë

kontejnerëve, duke zënë hapësirat publike dhe duke përhapur erë të rëndë. Në mesin e mbeturinave shihen edhe qen endacakë, çka e shton rrezikun për përhapjen e infeksioneve, raporon ORAinfo.

Banorët shprehen të revoltuar me gjendjen, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.

Ata thonë se kjo situatë jo vetëm që dëmton imazhin e kryeqytetit, por paraqet edhe rrezik serioz për shëndetin publik, sidomos për fëmijët që frekuentojnë zonën.

Mbetet të shihet nëse autoritetet komunale do të ndërhyjnë për ta pastruar këtë hapësirë dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. /ORAinfo/

Komento: