Pamje të pasojave qe shkaktoi zjarri i madh në Studenqan të Suharekës

20:03 | 01 Gusht 2021

Përderisa temperaturat deri në 40 gradë kanë pushtuar vendin, në disa zona të Kosovës janë përfshirë nga zjarri.

E në disa vende zjarri po rrezikon edhe shtëpitë e banimit.

Lexues të ORAinfo kanë dërguar një video ku shihet një vend fare pranë shtëpive të banuara në Studenqan të Suharekës është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet zjarrfikësve të cilët janë marrë shuarjen e zjarrit.

Ndonëse zjarri është shuar, duket se ai ka shkaktuar dëme të mëdha në ara dhe malet përreth./ORAinfo/

Komento: