
Pamje të reja nga rrënimet e vilave ilegale të serbëve në Liqenin e Ujmanin sjell direkt nga vendi i ngjarjes ekipi i Kanal 10.
Aty shihet se tashmë këto ndërtime ilegale janë duke u rrënuar, pas ultimatimutit që e ka dhënë me 3 korrik kompania e Ibër-Lepencit.
E pikërisht në këtë pjesë të veriut po rrënohen 11 shtëpi që janë ndërtuar në mënyrë ilegale nga banorët serbë atje.
E gjithnjë sipas burimeve të Kanal 10, dy nga vilat e rrënuara i përkasin njëra nënkryetarit të Listës Serbe, Ivan Zaporoshac, njëherësh kryesues i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut, si dhe vëllait të tij, Sergej Zaporoshac. /GAZET10
Pamjet e mëposhtme i sjell nga Liqeni i Ujmanit ekipi i Kanal 10: