Pamje të reja, ja çka po bën Tuna pa burrin dhe djalin në pushime

13:34 | 03 Shtator 2019

Ditë me parë Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja ka shkuar vetë në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin.

Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre.

Tuna sot ka publikuar një video ku shihet duket bërë prova në këndim. Nuk dihet se për çfarë përformance po përgatitet Tuna, ndërsa ajo shfaqet e veshur mjaftë provokuese në këtë pamje. /ORAinfo/

Shikojeni videon ku Tuna shfaqet provokuese duke kënduar:

Komento: