Pamje të rënda, babai përpiqet ta shpëtojë fëmijën gjatë shpërthimit në Bejrut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pamje të rënda, babai përpiqet ta shpëtojë fëmijën gjatë shpërthimit në Bejrut

23:27 | 04 Gusht 2020

Në kryeqytetin e Libanit, Beirut, sot ka ndodhur një shpërthim i madh.

50 të vdekur dhe mbi 2700 të plagosur, ky është bilanci i raportuar deri më tani nga shpërthimi i ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të frikësuar.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur e sheh që dridhjet shtohen akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të.

Në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, raporton TCh.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.

Komento: