Pamje të rënda nga spitalet e Libanit: Njerëzit kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre

10:37 | 05 Gusht 2020

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të martën pasdite në Bejrut.

Situata pas shpërthimit masiv në Portin e Libanit është mjaft e rënduar. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz të gjakosur duke qarë dhe duke u endur në rrugët e Beirut gjatë natës. Gjithçka përreth tyre është shkatërruar.

Shpërthimi shkaktoi shtëpi, qëndra tregëtare, hotele dhe biznese në këtë qytet. Rreth 100 të vdekur janë raportuar deri më tani dhe mbi 4,000 të plagosur.

Guvernatori i Bejrutit, Marëan Abboud, shpërtheu në lot ndërsa ai vizitoi vendin e shpërthimit. “Beirut është një qytet i shkatërruar”, u shpreh ai për mediat.

Një video e publikuar nga DailyMail, shihen qindra njerëz në spital të cilët kanë shkuar për t’u kuruar ose për të kërkuar të afërmit e tyre dëshpërimisht.

Komento: