Pamje të rralla nga laboratori i Wuhanit, ku thuhet se e ka origjinën Covid-19

18:02 | 20 Prill 2020

Pandemia e koronavirusit thuhet se e ka origjinwn nw njw laborator nw Wuhan.

Disa pamje të publikuara thuhet se janë të rralla dhe tregojnë shkencëtarët që kryejnë kërkime në një laborator të viruseve në Wuhan.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave përgjatë krizës globale, transmeton lajmi.net.

Teoritë befasuese pohojnë se virusi ka rrjedhur nga institucioni kërkimor, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë P4.

Një video e lëshuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër në këtë institut.

Komento: