Pamje të rralla, Teuta duke vallëzuar me Ibrahim Rugovën

16:56 | 23 Gusht 2019

Ka kohë që nuk kemi parë foto të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova me familjen e tij, kur ka qenë i ri.

Këto ditë në rrjetet sociale është postuar një foto e ish-presidentit me vajzën e tij, të vetme, Teutën, kur ajo ishte shumë e vogël. Rugova duket shumë i lumtur teksa vallëzon me të bijen, shkruan rtv21.

Teuta Rugova, 28 vjeçare, ishte deputete në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006. funerali i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.

Komento: