Pamje të tmerrshme, asfalti bie në lumë

14:52 | 11 Janar 2021

Reshjet e shiut kanë sjellë vërshime në shumë komuna të Kosovës.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrjedha serioze uji në shumë pjesë të Kosovës, të cilat e kanë ‘përpirë’ edhe asfaltin e kanë vërshuar edhe brenda shtëpive.

Në një video të dërguar në Express, shihet teksa një pjesë e asfaltit në Koretin të Kamenicës shkëputet dhe bie në rrjedhën e lumit të tejmbushur, që e kishte gërryer bazën mbi të cilën ishte shtruar rruga.

Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.

Në disa raste, shiu ka depërtuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.

Ndërkohë, ekipet emergjente janë duke intervenuar dhe në disa raste, ekipet e FSK-së kanë intervenuar duke bë evakuimin e banorëve të ngujuar.

Komento: