Pamje të tmerrshme të tërmetit në Turqi, momenti kur shembet e tëra ndërtesa disakatëshe

18:51 | 30 Tetor 2020

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Turqinë.

Deri më tani tërmeti shkatërrues që goditi brigjet e Izmirit të Turqisë ka lënë të vdekur gjashtë persona, ndërsa ka plagosur 200 të tjerë.

Dridhjet që shkatërruan së paku 20 ndërtesa u kapën edhe nga disa qytetarë që ishin në vend të ngjarjes.

Disa prej këtyre pamjeve janë publikuar edhe nëpër rrjete sociale krahas lutjeve për viktimat.

Një ndërtesa disakatëshe shembet e tëra në momentin kur tërmet godet atë zonë.

Ky tërmet u ndje edhe në Stamboll dhe Athinë.

Tërmeti gjithashtu formoi dallgë nga deti duke bërë që rrugët e Izmirit të vërshojnë duke e vështirësuar situatën edhe më tej.

Komento: