Kanë dalur pamje të varrezave të viktimave nga koronavirusi në këtë vend.
Irani është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi, pas Kinës. Deri tani kanë humbur jetën 429 persona, ndërsa janë konfimruar si të infektuar.
Mediat kanë publikuar disa pamje satelitore të varrezave në datën 1 mars dhe 8 mars, ku duket ndjeshëm rritja e numrit të varrezave.
Sipas traditës islame, trupat supozohet të varrosen shpejt pas vdekjes.
Por drejtori i morgut të Beheshte Masoumeh Ali Ramezani tha për TV shtetëror iranian në fillim të këtij muaji se varrosjet po vonoheshin pasi testimi për virusin kërkon kohë.
Ndërsa kufomat tradicionalisht lahen me sapun dhe ujë para varrosjes në Iran, dy punonjës të mjekësisë në Qom i thanë CNN se në disa raste masat paraprake në lidhje me shpërthimin po e pengojnë personelin të respektojë udhëzimet tradicionale islamike për varrosje.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka anuluar fjalimin e tij vjetor për Novrus, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
“Për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe rekomandimeve të rrepta të dhëna nga zyrtarët shëndetësorë dhe specialistët për të shmangur çdo formë të grumbullimit, ceremonia e fjalimit nuk do të mbahet ”, thuhet në deklaratën e cituar nga IRNA.