Pamje trishtuese dhe prekëse e ngjarjes tragjike e përjetimeve të 16 vjeҫares

23:26 | 06 February 2019

Drenasi dhe mbarë Kosova u tronditën nga ngjarja e rëndë e 16 vjeҫares.

Pas lajmeve që një 16 vjeçare nga Drenasi u keqpërdor nga profesori, e më pas nga hetuesi policor Vesel Veseli, kanë reaguar shoqëria civile e institucionet.

Edhe arstitja Linda Dinaj, përmes një dizajni ka përshkruar ngjarjen që i ndodhi 16 vjeçares.

“E keqpërdorur nga arsimtari, vendosa ta denoncoj në polici. Kërkova ndihmë, siguri, drejtësi, çka gjeta?…

Ndërkaq, shoqëria civile ka organizuar edhe dy protesta si reagim ndaj këtij rasti.

E para do të mbahet në Prishtinë, para Policisë së Kosovës, kurse e dyta të premten në Drenas.

Komento: