Pamje tronditëse të Aleksandar Vulinit me emigrantët në kufi që shkaktuan zemërim në Serbi

22:17 | 17 July 2022

Emigrantët e kanë zemëruar Serbinë.

Pasi ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin mori pjesë në Suboticë në aksionin për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij, pati reagime nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së serbe, grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.

Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet trajtimi tejet çnjerëzor i emigrantëve. Ata qëndrojnë gjunjëzuar në tokë, duart i kanë në pjesën e pasme të kokës dhe rreth tyre patrullojnë një turmë e personave të armatosur dhe të uniformuar, derisa kamerat regjistrojnë gjithçka.

Për këtë veprim çnjerëzor dhe poshtërues të ministrit të Brendshëm, i cili bëri një deklaratë mjaft raciste duke thënë se “Serbia nuk është parking për mërgimtarët”, ka reaguar nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq.

Komento: