Pamje: Ylli i Juventusit i prekur me koronavirus, një ditë para testit bëri një gjest të papritur

20:35 | 17 Mars 2020

Ylli i skuadrës së Juventusit është prekur nga koronavirusi.

Vetëm një ditë para se të dilte pozitiv në testin për koronavirus, mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi e kishte incizuar një video-mesazh duke treguar sesi nuk e kuptonte se sa serioze ishte kjo sëmundje ngjitëse.

Covid-19 i ka infektuar 11 lojtarë në Serie A deri tani, me bashkëlojtarin e Matuidit në Juventus, Daniele Rugani, që ishte i pari nga ta.

Këtë mbrëmje, Juventusi njoftoi se edhe Matuidi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Një ditë më herët, përfaqësuesi i Francës e kishte incizuar një video-mesazh nga shtëpia, ku ndodhet në vetëizolim bashkë me familje që prej marsit.

“Në fillim, unë nuk e kuptoja se sa serioze ishte kjo sëmundje, sa e rrezikshme ishte dhe sa shpejt u përhap këtu në Itali. Mijëra persona janë infektuar brenda vetëm pak ditësh, madje pa e vënë re. Ne duhet ta kuptojmë se kjo sëmundje mund të na prek të gjithëve, familjet tona dhe persona afër nesh”, thotë Matuidi në video.

“Është më rëndësi që ta marrim këtë në konsideratë dhe t’i ndjekim rregullat”, shtoi ai.

Italia është vendi më i goditur jashtë Kinës nga kjo sëmundje ngjitëse.

Deri më tani 26.062 persona janë prekur nga koronavirusi në Itali, 2.503 kanë vdekur, ndërsa 2.060 janë nën përkujdesje intensive.

Komento: