Janë publikuar pamjet e para nga takimi i Joe Biden me Vladimir Putinin në Gjenevë të Zvicrës.
Biden është i shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ndërsa Putin nga ministri i Jashtëm Lavrov.
Pritet që Bideni dhe Putini të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.