Pamjet e tmerrshme të sulmit në xhami, kështu arsyetohet Facebook

22:34 | 15 March 2019

Një sulm ka ndodhur sot në një xhami.

Facebook ka lëshuar një deklaratë të re mbi videon e të shtënave në rastin e sulmit të sotëm në xhami që u transmetua drejtpërdrejt në faqen e saj para se të kopjohej gjerësisht dhe të ndahej në internet.

Në një deklaratë të përditësuar dërguar gazetarit të Buzzfeed, Ryan Mac, një zëdhënës ka thënë se ata po punojnë për gjetjen dhe heqjen automatike të kopjeve të videos, të cilat janë ngarkuar.

Facebook së bashku me platforma të tjera të mediave sociale, duke përfshirë YouTube dhe Tëitter, është kritikuar për dështimin në kontrollimin e përhapjes së pamjeve të tilla të cilat aktualisht gjenden thuajse në secilin rrjet të mundshëm social.

Komento: