Panairi i bizneseve më pronare gra, organizohet për herë të parë nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

15:45 | 25 Shtator 2024
panairi-i-bizneseve-me-pronare-gra,-organizohet-per-here-te-pare-nga-unioni-i-bizneseve-shqiptaro-gjermane

Panairi i bizneseve më pronare gra, organizohet për herë të parë nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në bashkëpunim me qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë.

Në njoftimin e dërguar thuhet se hapja e panairit do të bëhet më 26 shtator 2024, ora 15:00, në Albi Mall (Veternik).

Aktiviteti zhvillohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, në bashkëpunim me Albi MALL, në kuadër të angazhimit për mbështetje të grave në biznes.

Në panair do të prezantohen produkte dhe shërbime të veçanta nga biznese të drejtuara nga gra të suksesshme dhe do të jetë një mundësi unike për të përkrahur fuqizimin ekonomik të tyre.

Në kuadër të Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane një fjalim rasti do ta mbaj edhe kryetari i Unionit për Kosovë biznesmeni i mirënjohur pronari i rrjetit të pikave të shitjes së derivateve Petrol Company z.Shkelzen Jusaj.

Komento: