Ish’kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, duke i bashkangjitur tekstit një uniformë të ushtrisë amerikane që ruhet në muzeun ushtarak të Beogradit.
Duket se jo pa shkas Majko ka përzgjedhur këtë fotografi, që të shënojë këtë ditë, ngase të tria, UÇK, Ushtria Amerikane dhe Beogradi, janë të lidhura ngushtë me luftën dhe lirinë e Kosovës. Liria e Kosovës është e lidhur ngushtë në luftën UÇK’së bashkë me aleatët në krye me SHBA’në kundër regjimit të Millosheviqit me qendër në Beograd.
“30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës. Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve. Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë!”, ka shkruar Pandeli Majko, deputet i PS’së, dhe ish’kryeministër i Shqipërisë.