Pandemia Covid-19 do të jetë një valë e madhe, jo virus sezonal

13:18 | 28 Korrik 2020

Koronavirusi është bërë një shqetësim i madh global.

Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se bota është ende në valën e parë të pandemisë së koronavirusit dhe se kjo do të jetë një valë e madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë për përhapjen e koronavirusit në hemisferën veriore gjatë verës, duke thënë se ky virus nuk ka reaguar si gripi që ndikohej nga trendi sezonal.

“Njerëzit ende janë duke menduar për sezonet. Ajo për të cilën duhet të mendojmë të gjithë është që ky është një virus i ri dhe ky është duke u sjellë ndryshe”, tha Dr. Margaret Harris gjatë një konference në Gjenevë.

Ajo bëri thirrje për vigjilencë në zbatimin e masave për ngadalësimin e përhapjes së virusit që po shpërndahet përmes tubimeve masive, shkruan “The Guardian”.

“Do të jetë një valë e madhe. Do të shkojë paksa lart dhe poshtë. Gjëja më e mirë është ta rrafshojmë atë dhe ta kthejmë thjesht në diçka që na prek këmbët”, tha ajo.

Komento: