Pandemia e ardhshme është e fshehur në shkrirjen e akullnajave

14:22 | 10 August 2021

Kufomat e kalbura të njerëzve dhe kufomat e kafshëve të infektuara me sëmundje vdekjeprurëse mund të shkaktojnë pandeminë tjetër globale, ka paralajmëruar mikrobiologu Anirban Mahapatra.

Sëmundjet fatale si antraksi, tetanozi dhe lija mund të ruhen në shtresat e akulllit të Artikut për mijëra dhe miliona vjet është shprehur Mahapatra.

Historikisht kjo gjë ka paraqitur kërcënim për njerëzimin, por ndërsa akullanajat po shkrihen me shpejtësi, sëmundjet e përfshira brenda tyre mund të infektojnë gjallesat të cilat shkaktojnë shpërthime të infeksioneve.

Në fakt tashmë po ndodh sipas mikrobiologut.

Pesë vjet më parë një sasi e madhe e rasteve të antraksit në Siberi u gjetën në 2300 kufoma të kalbura që gjendeshin në akullnajat e shkrira të Artikut.

Gjatë valës së nxehtësisë së verës akulli u shkri, duke e ekspozuar popullsinë vendase ndaj një kërcënimi biologjik të papritur dhe tmerrues.

Një djalë 12 vjeçar vdiq nga sëmundja me qindra të tjerë u infektuan rëndë.

Dr. Mahapatra mendon se ky është një aluzion i atyre që pritet të vijnë.

Ai është shprehur për Daily Star:

‘Ka viruse që mund të mbijetojnë për dhjetra, qindra, mijëra, miliona vjet në akull. Ajo që po ndodh është se ne po gjejmë shumë kafshë të ruajtuar mirë të tilla si mamuthë, të zbuluar nga shkrirja e akullit. Nëse këto kafshë ishin të infektuar me viruse dhe baktere ato mund ta përhapin atë tek kafshët dhe njerëzit e tjerë;.

Rreziku i ngricës së përhershme

Fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt se në pjesën tjetër të botës, një proces i njohur si amplifikim polar, po vë në alarm komunitetin kërkimor.

Ngrica toksike gjithashtu mund të transmetojë viruese prej të cilëve shumica e njerëzve nuk i janë ekspozuar prej vitesh dhe për këtë arsye janë më pak imunë ndaj tyre.

Mikrobiologu jep shembullin e lisë, e cila ndoshta gjendet në kufomat në të gjitha akullnajat në botë.

” Nëse virusi që është në akull është një infeksion i frymëmarrjes, si COVID-19, atëherë mund të shkaktojë një shpërthim të madh . Për shkak të natyrës së udhëtimit global, edhe gjatë pandemisë, fshatrat e largëta mund të gjenerojnë pandemi të vërteta globale . “

Eksperti është i qartë, “problemi më i madh është ndryshimi i klimës. Ne duhet të ruajmë akullin Arktik dhe ngricën e përhershme. Ne ende kemi një shans për ta bërë atë.”

Komento: