Pandemisë nuk po shihet fundi, shkencëtarët parashohin mutacione të koronavirusit

18:09 | 02 Janar 2022

Duket se pandemia nuk ka fund.

Shkencëtarët kanë parashikuar mutacione të tjera të koronavirusit edhe më ngjitëse gjatë periudhave në vijim, por që do të kenë simptoma më të lehta, raporton Financial Times.

Sipas një artikulli të gjatë në median britanike, edhe nëse varianti Omicron bëhet dominant në botë dhe mbizotëron mbi “Delta-n”, një mutacion i ri krahas tij është i sigurt, raporton abcnews.al.

Fakti që gjithnjë e më shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj virusit Sars-Cov-2 favorizon krijimin e varianteve që transmetohen më shpejt dhe më lehtë dhe “mashtrojnë” sistemin imunitar të njeriut.

Sipas raportit, mutacionet që e bëjnë virusin më vdekjeprurës mund të jenë edhe një disavantazh për vetë virusin, pasi masat ndaj tij do të jenë edhe më të forta.

E pyetur nëse mund të ketë një variant vdekjeprurës që është edhe më ngjitës dhe më i dëmshëm, profesoresha e biologjisë qelizore, Jennifer Rohn tha se shanset janë të ulta për një gjë të tillë.

Komento: