Pandev më i emocionuar se kurrë para takimit me Kosovën: Po digjem nga dëshira për të fituar.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka qenë në konferencë për shtyp para sfidës me Kosovën, që zhvillohet nesër nga ora 20:45.
Pandev tha qartë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyeshme.
“Së pari, unë dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu. Dëshira ime, federata dhe ambasada e Maqedonisë në Itali kishin një dëshirë të madhe për të ardhur këtu dhe në fund ia dolëm. Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dy ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, vijoi ai, përcjell lajmi.net.
“Ndeshjet në fanellën e klubit dhe këto në ekipin kombëtar, për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira”, tha Pandev.
“Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje”.
Disa faktorë e ndihmuan Pandev të merrte pjesë në këtë takim.
“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan. Unë dua t’u dërgoj një mesazh disa njerëzve të cilët as nuk dërguan një mesazh për të pyetur se si është Goran, a do të luajë ai në këtë ndeshje”, përfundoi ai.