Pangoset një person në Podujevë, fali namazin e drekës në xhami

11:20 | 11 April 2020

Një person është prangosur në Podujevë, fali namazin e drekës në xhami.

Me paraqitjen e rasteve të para me koronavirus, shumë aktivitete janë ndaluar në Kosovë. E aty bëjnë pjesë edhe tubimet dhe falja e namazit në xhami.

Pikërisht për këtë një person është arrestuar dje nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer ceremoni të faljes në xhami në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas policisë i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit te informatës se në xhaminë e fshatit është mbajtur ceremonia e namazit të drekës ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Komento: