Panik e madhe, aeroplani bën ulje emergjente

09:20 | 05 March 2019

Pasagjerët fillojnë të bërtasin, aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente.

Një fluturim i Qantas nga Adelaide për në Canberra u detyrua të bënte një ulje emergjente në Melbourne, pasi kabina humbi shtypjen.

Pasagjerët e tmerruar dëgjuan një “bang të zhurmshme” nga pjesa e pasme e aeroplanit pas një ore fluturim, të martën.

Aeroplani ra nga 7620 metra lartësi në 3048 brenda 5 minutave, thuhet sipas të dhënave të Flightradar, transmeton Gazeta Express.

Maskat e oksigjenit u nxorën, për t’i ndihmuar pasagjerët që të merrnin frymë gjatë rënies së papritur.

Më vonë, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Melbourne. Pasagjerët falënderuan pilotët për reagimin e tyre të shpejtë dhe ekipin e aeroplanit për ndihmën e tyre për t’i qetësuar pasagjerët.

Komento: