Panik në aeroplanin e linjës Gjenevë-Prishtinë, shqiptari u arrestua pasi tentoi ta hapë derën

16:38 | 04 Maj 2025
panik-ne-aeroplanin-e-linjes-gjeneve-prishtine,-shqiptari-u-arrestua-pasi-tentoi-ta-hape-deren

Një shqiptar ka provuar ta hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Gjeneva për në Prishtinë.

Personi, i cili po udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, është përpjekur përkundër reagimit të pasagjerëve tjerë që ta bënte këtë veprim i cili mund të kishte sjell pasoja të tmerrshme për të gjithë.

Udhëtarë të tjerë reaguan duke u hedhur mbi të në tentim për ta neutralizuar.

Këtë gjë e bëri përfundimisht ndërhyrja e Policisë dhe shqiptari u arrestua.

 

 

Komento: