Një aeroplan që ishte nisur sonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyruar të kthehet sërish pas ngritjes në ajër.
Pas 40 minutave qëndrimi në ajër, aeroplani është ulur, pasi që një problem ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.
Si rezultat, mes udhëtarëve është shkaktuar panik dhe frikë.
Express ka siguruar pamjet nga brenda aeroplanit në momentet që aeroplani është kthyer.
Sipas një udhëtareje që ishte brenda aeroplanit, problemi qëndronte me derën e aeroplanit, e cila nuk ishte mbyllur mirë.