Panik në Ulqin, era e fortë tmerron pushuesit

10:03 | 10 July 2019

Fortunë e tmerrshme në Ulqin, pushuesit kosovarë, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.

Shtrëngata jashtëzakonisht e fuqishme dhe e frikshme që goditi mbrëmë Ulqinin shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar makinat dhe duke rrëzuar drunjtë.

Ishte një sistem shumë i fuqishëm stuhish që arriti në Ulqin dhe Shqipëri që nga Dalmacia e Kroacisë, përmes Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Kaos i vërtetë u shkaktua edhe në plazhe, ku çdo gjë mbeti e përmbysur, shkruan Reporteri.net.

Disa pushues kosovarë që aktualisht po kalojnë pushimet kanë thënë se nuk kanë parë stuhi të tillë në jetën e tyre.

Komento: