Panik të Milan, Botman po transferohet të gjiganti anglez

13:42 | 08 Qershor 2022

AC Milan ka qenë i lidhur me Sven Botman që nga dritarja e janarit dhe interesi është ende konkret. Megjithatë, me pak progres kohët e fundit, kuqezinjtë mund të shqetësohen nga hyrja në garë e Man Utd dhe Tottenham.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara duan të forcojnë skuadrën e Milanit këtë verë dhe ata kanë një buxhet të mirë për të punuar në transferime.

Ndërsa Alessio Romagnoli pritet të largohet, një nënshkrim i qendërmbrojtësit është pak a shumë një domosdoshmëri, përcjell ORAinfo.

Botman, mbrojtësi holandez i Lille, është lidhur me skuadrën e San Siros prej disa muajsh dhe lidhjet janë ende konkrete. Sidoqoftë, sipas Gianluca Di Marzio, Milani duhet ë veproj shpejt pasi interesim për Botman kanë shprehur edhe Man United dhe Tottenham.

Dyshja angleze janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me këmbën e majtë dhe kanë bërë objektivin kryesor të Interit, Alessandro Bastoni.

Sidoqoftë, ata gjithashtu mund t’i drejtohen Botman-it, pasi të dy ekipet kanë buxhet të konsiderueshme.

Milani duhet të jetë i kujdesshëm, me fjalë të tjera, dhe mbetet për t’u parë nëse negociatat mund të përfundojnë së shpejti, apo Botman do të jetë vetëm ëndërr e parealizuar. /ORAinfo/

Komento: