Paniku në një kafiteri në Prizren, klientët largohen me nxitim nga stuhia e fortë

21:10 | 21 Korrik 2026
paniku-ne-nje-kafiteri-ne-prizren,-klientet-largohen-me-nxitim-nga-stuhia-e-forte

Një situatë shqetësuese është krijuar pasditen e sotme në një lokal në Prizren, gjatë kohës kur qyteti është përfshirë nga një stuhi e fuqishme.

Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë momentin kur disa qytetarë, të alarmuar nga erërat e forta, ngrihen nga tavolinat dhe dalin me nxitim jashtë kafiterisë.

Stuhia ka shkaktuar probleme në disa zona, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke lënë pas edhe dëme materiale. Moti i paqëndrueshëm ka prekur disa pjesë të vendit gjatë ditës së sotme.

Komento: