Paniku nga koronavirusi, kjo është pamja aktuale e Prishtinës

23:02 | 14 Mars 2020

Janë konfirmuar tashmë rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Konfirmimi i pesë rasteve me koronavirus në Kosovë ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Bazuar edhe në masat e qeverisë, qytetarët po qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shkruan lajmi.

Tanimë as qytetet e Kosovës nuk duken njësoj. Rrugë të boshatisura, qetësi totale dhe të gjitha lokalet e mbyllura e karakterizojnë edhe Prishtinën.

Avokati, Arianit Koci ka publikuar disa fotografi nga gjendja e sontme në Prishtinë.

Komento: