Panucci gjen fajtorët për humbjen nga Turqia

23:52 | 22 Mars 2019

Panucci ua hedh fajin lojtarëve për humbjen nga Turqia.

Katër ndeshje me radhë pa fitore, katër humbje, 10 gola të pësuar, 0 të shënuara – Shqipëria me të vërtetë është në krizë të rezultateve.

Menjëherë pas humbjes 2-0 nga Turqia, Christian Panucci është deukaluar për Super Sport.

Italiani ua ka lënë gjithë fajin lojtarëve, duke thënë se “kjo është skuadra që kam, këta janë lojtarët që kam”.

“Pjesën e parë kemi luajtur mirë, kemi pasur mundësi të shënojmë, por rezultati tregon se ata kanë shënuar të parët dhe dihet fundi. Në pjesën e dytë kemi tregu shumë pak, indiferenca fizike ka qenë shumë e dobët”, tha ai.

“Në pjesën e parë kemi pasur mundësi, por nuk arritëm me shënu, mbetet të shohim në të ardhmen”.

“Cfarë mendoni për këtë humbje, si mund të dalë Shqipëria nga kjo situatë të ecurisë negative? Është shumë e vështirë, sot kam fut dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këta janë lojtarët, kjo është skuadra”, shtoi ai.

Komento: