Panucci publikon listën, lë jashtë dy super lojtarë

16:35 | 14 March 2019

Është publikuar lista e lojtarëve të Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e para kualifikuese ‘Euro 2020’.

Christian Panucci ka publikuar mëngjesin e sotëm listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore të Europianit 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme.

Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as surprizat në listë, si grumbullimi i Kristi Qoses, rikthimi i Alijit dhe Ajetit, por edhe lënia jashtë e Lenjanit dhe Llullakut.

Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e diel, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 22 Mars në “Loro Boriçi” përballë Turqisë dhe tjetra më 25 mars ndaj Andorrës në transfertë. /SS/

Komento: