Papa i viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Vatikanit

23:00 | 19 Mars 2022

Fëmijët janë kategoria më e dëmtuar në luftën në Ukrainë.

Papa Françesko ka vizituar sot fëmijët ukrainas që po trajtohen në spitalin e Vatikanit.

Vatikani ka deklaruar se rreth 50 fëmijë kanë arritur nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Në spitalin “Bambino Geseu” po trajtohen 19 prej tyre, shkruan Gazeta Express.

Disa prej fëmijëve të hospitalizuar janë duke vuajtur nga probleme onkologjike dhe neurologjike dhe sëmundje të tjera, që lidhen me gjendjen e tyre shëndetësore që nga paralufta.

Mes fëmijëve, ka edhe vajza me plagë të rënda si pasojë e bombardimeve, thuhet në njoftimin e Vatikanit.

“Le të lutemi për ta… për fëmijët në spitalin “Bambino Gresu”, që janë lënduar në luftë”, ka thënë sot Papa i Vatikanit.

Ai ka thënë se është kohë e rëndë dhe ka premtuar ndihmën e Romës që gjendja e tyre të përmirësohet.

Komento: