Paqueta 1 vit pa pushim

14:10 | 09 Mars 2019

Transferi më i ri i Milanit, Lucas Paqueta bën 359 ditë pa pushim.

Sot bëhen 359 ditë që Paqueta nuk është ndalur së luajturi futboll, talentin e Milanit e pret një e ardhme e ndritur.

Talenti brazilian i Milanit, Lucas Paqueta, që ditë më parë mori ftesë nga Tite për ndeshjet e marsit, po përgatitet sot të luajë si titullar në ndeshjen që Milan do të luajë në udhëtim ndaj Chievos, të shtunën në orën 20:30, raporton Gazeta Express.

Për Paquetan, do të jetë ndeshja e 12 me radhë si titullar për Kuqezinjtë, e 51-ta në total që nga marsi i vitit 2018.

21-vjeçari ka një vit që nuk ndalet së luajturi. Ishte 15 marsi i vitit 2018 kur Milan u eliminua nga Arsenal në Europa League, tre ditë para se të përballeshin me Chievon.

Ndërkohë që Paqueta ishte në fushë për Flamengo në ndeshjen kundër Emelec, e vlefshme për Coppa Libertadores.

Që nga ajo e datë e deri më sot talenti ka luajtur pa ndërprerë duke qëndruar vetëm 4 herë pushim me skuadrën braziliane.

Nga marsi 2018 deri në mars të vitit 2019, Paqueta ka zhvilluar 51 ndeshje në nivel klubi.

Ai arriti të shënojë 10 gola për Flamengo, ndërsa me fanellën kuqezi ka shënuar vetëm një të tillë.

Paqueta po rritet dita ditës dhe Gattuso nuk e ka ndërmend ta largojë nga formacioni.

Për shkak të paraqitjeve fantastike, trajneri i Brazilit, Titte, e ka ftuar për ndeshjes e marsit, kundër Panamasë dhe Çekisë.

Komento: