Milan ende shpreson të jetë në gjendje të shesë mesfushorin Lucas Paqueta këtë verë, apo edhe ta përdorin atë në një marrëveshje shkëmbimi për të arritur një objektiv tjetër.
Sipas edicionit të së Shtunës në Tuttosport, rossonerët ende shpresojnë të jenë në gjendje të lëvizin mesfushorin 23-vjeçar, pavarësisht një shfaqje mbresëlënëse gjatë fitores së paraditës të së Mërkurës ndaj Novaras, përcjell ORAinfo.
Shitja e Paquetas do t’i jepte Milanit burime shtesë për tregun e ardhshëm të transferimeve.
Ofertat e huasë kanë mbërritur por ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kënaqur Paolo Maldini dhe Frederic Massara, prandaj do të duhet pak kohë para se të zgjidhet e ardhmja e tij.
Ideja e një lëvizje në Fiorentina duket se po zbehet, pasi La Viola po mbyllin nënshkrimin me Giacomo Bonaventura në një transferim falas dhe ai do të mbulonte të njëjtat role.
Sipas il Corriere dello Sport ndërkohë, ekziston një mundësi që Paqueta të mund të përdoret në një marrëveshje për të zbarkuar Florentino Luis nga Benfica. /ORAinfo/