Paqueta humb sezonin, ky është dënimi i rëndë qe mori gjyqtari sportiv

16:00 | 07 Maj 2019

Ylli i mesfushës të Milanit Lucas Paqueta është dënuar ashpër pas gjestit josportiv në ndeshjen kundër Bolonjës të hënën në mbrëmje.

Gjyqtari sportiv ka vendosur që lojtari brazilian të dënohet me tri ndeshje moslojë, përcjell ORAinfo.
Paqueta fillimisht mori një karton të verdhë nga Marco Di Bello i cili preku gjoksin e lojtarit duke treguar kartonin e verdhë.

Paqueta reagoi duke i dhënë një shuplakë krahut të arbitrit dhe për këtë arsye iu dha një e kuqe e drejtë.

Ndërsa lojtarët e Bolonjës, Ionita i Cagliarit dhe Veretour i Fiorentinës kanë marrë një ndalim me dy ndeshje. /ORAinfo/

Komento: