Lucas Paqueta do të kushtojë shtrenjtë Milanit.
Ekipi kuq e zi, do t’i paguajë një tarifë shumë më të lartë Flamengo për transferimin e Lucas Paqueta sesa ajo që është raportuar gjerësisht.
Kjo është konfirmuar nga presidenti i ekipit brazilian.
Paqueta mbërriti në Milano në Janar 2019 kur Leonardo ishte drejtori sportiv për një tarifë të raportuar gjerësisht se ishte 35 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Pas disa muajve të parë premtues nën Gennaro Gattuso, me ardhjen e Stefano Piolit, Paqueta mbeti në bankën rezervë.
Kjo ka sjellë spekulime në media se ai mund të largohej këtë verë, me Paris Saint-Germain, Benfica, Fiorentina dhe madje edhe Flamengo të interesuara për lojtarin.
Tani, presidenti i Flamengos thotë se ekipi i tij do të fitojë me shumë se 35 milionë euro nga shitja e Paqueta në Milan, por përfitimi i Flamengos nga kjo shitje do të shkojë deri në 45 milionë euro.
“Ne e kemi shitur atë për 35 milion. Por shpërblimet do të sjellin të ardhurat e Flamengo në 45 milionë euro”, ka thënë ai. /ORAinfo/