Paqueta tregon çka po i ndodh Milanit nën drejtimin e Gaiampaolos

10:15 | 15 Gusht 2019

Lucas Paqueta është gati për të nisur stinorin e ri më Milan.

Ai në një intervistë për Sky Sport ka folur për punën e Marco Giampaolo në javët e para në Milan, përcjell ORAinfo.

“Giampaolo është profesor për mua. Ai ka ide të reja dhe është i saktë në transmetimin e tyre. Ai ka ndryshuar mënyrën e të luajturit në mënyrë dhe formë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje dhe kjo na lejon të luaj mirë ”, ka thënë Paqueta.

Braziliani thotë se është i gatshëm për stinorin e ri dhe mezi pop ret të fillojë Serie A. /ORAinfo/

Komento: