64-vejçarja Ursula Hug tash e shumë vjet po mundohet t’i pastrojë fshatrat e Istogut, pasi është dashuruar në to.
Zvicerania kishte ardhur në Kosovë në kohen e luftës dhe ka mbetur këtu, pasi është martuar me një kosovar.
“20 vjet më parë shkak u i luftës këtu kishte shumë mbeturina, por tash nuk ka arsye të ketë.
Kosovarët shtëpitë e tyre i mbajnë shumë të pastërta. Por ata duhet të mësohen që ta bëjnë atë edhe jashtë tyre. Në vendin tim nëse hedh një mbeturinë, gjobitesh”, ka thënë Hug.
Ajo thotë se tash e 8 vjet kujdeset për ambientin në këtë komunë.