Para 7 viteve ndodhi një aksident i ngjashëm me këtë që ndodhi sot në Gjilan

23:43 | 07 Mars 2019

Aksidenti në Gjilan tronditi mbarë vendin sot.

Aksident i rëndë ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, me ç’rast një person humbi jetën dhe mbi 20 të tjerë morën lëndime trupore.

Aksident thuajse i njëjti ndodhi disa vite më parë.

7 vite më parë, në lagjen Gavran ose tek vendi i quajtur “Te Durrësi”, një kamion ka përplasur disa veturë. Për dallim nga aksidenti i sotëm i cili përfundoi me një të vdekur, atë vit nuk kishte të vdekur, përveç dëmeve materiale.

Sipas raporteve, problemi i këtij aksidenti kishin qenë frenat.

Kujtojmë faktin se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.

Komento: