Para 8 ditësh humbi jetën në QKUK, nuk paraqitet askush për ta marrë kufomën

12:31 | 17 Janar 2020

Burri që humbi jetën para 8 ditësh në QKUK, nuk paraqitet askush për ta marrë kufomën.

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion Mirëpo, kjo nuk ka të bëj me dyshimet rreth vdekjes së tij.

Policia ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.

Komento: