Para deputetëve të Kuvendit sot paraqitet kjo rezulutë e AAK-së

09:18 | 07 October 2022

Kjo është Rezoluta e AAK-së, që sot paraqitet para deputetëve në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të paraqes Rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në Administratën shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend. Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë.

Komento: