Antonio Conte ka folur para derbit me Napolin.
Interi rimori vendin e dytë në Serinë A pas fitores 3-0 në shtëpinë e Genoas.
Trajneri Antonio Conte synon që të shkojë në këtë pozicion në ndeshjen direkte me Atalantën, ndaj kërkohet suksesi në sfidën e parafundit të kampionatit me Napolin në “San Siro”.
“Napoli është skuadër e fortë dje ka qenë gjithmonë aty, për të bezdisur atë që ka fituar titullin. Ka një organikë të pasur dhe të mos harrojmë që ka fituar Kupën. Kemi zhvilluar ndeshje të mira ndaj tyre dhe më e bukura ka qenë ajo e kthimit në Kupë, ku meritonim më shumë.”
Sa i përket formacionit, pritet të ketë të reja në mesfushë, ku mungon i skualifikuar Gagliardini.
“Kemi rikuperuar Barellan, por këtë vit, sa herë kam rigjetur një lojtar, kam humbur një tjetër. Sensi po bën përparime, por është e vështirë të bësh parashikime për rikthimin e tij. Nuk do të stërvitet me ne deri në fund të kampionatit.”
Lukaku, ndërkohë, mbetet pikë referimi në sulm.
“Romelu mund të përmirësohet shumë, janë disa situata ku mund të bëjë më mirë. Është një lojtar i pazakontë. Pavarësisht forcës fizike dhe lartësisë, është edhe i shpejtë.”