Para ‘El Clasicos’, çka po ndodh me Messin?

18:49 | 01 Mars 2020

Messi mbërrin në Madrid duke çaluar pak orë para ‘El Clasicos’.

Barcelona gjatë ditës tashmë ka arritur në Madrid, para përballjes me Realin në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, MARCA ka publikuar një video ku ka frikësuar të gjithë fansat e Barcelonës para sfidës që do të thotë shumë sa i përket titullit në Spanjë.

Leo ka arritur në Madrid duke çaluar, natyrisht nuk dihet arsyeja e kësaj dhe gjithçka do të mësohet pas pak, nëse Messi do të jetë në formacion apo ajo. “El Clasico” do të luhet nga ora 21:00.

Komento: