Para El Classicos, Benzema vjen me deklaratë “bombë”

10:59 | 16 Dhjetor 2019

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema beson se ekipi i tij mund ta fitojë El Clasicon dhe La Ligën.

Ish-ylli francez është në formë të shkëlqyer përpara udhëtimit në Katalonjë dhe ai është i sigurt për një rezultat pozitiv kundër armikut të tyre të vjetër në 18 dhjetor,përcjell ORAinfo.

“Unë jam duke luajtur me besim për momentin, dhe kjo më ka ndihmuar mua të shënoj më shumë gola. Unë dua të fitoj La Liga këtë sezon, ky është objektivi im.
“Unë do të ndihmoj ekipin në çfarëdo mënyre që mundem, me gola dhe udhëheqje në ndeshjet e ardhshme.”

“Do të jetë e vështirë të luajmë jashtë në Camp Nou, por shpresojmë se mund të fitojmë.Gjithmonë është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”,u tha ai gazetarëve nga Marca në intervistën e tij.

31-vjeçari ka 16 gola në 21 ndeshje deri më tani këtë sezon, megjithatë ai do të kërkojë të përmirësojë rekordin e tij kundër Barcelona, pa asnjë gol në 10 paraqitjet e tij të fundit kundër tyre./ORAinfo/

Komento: