Para finales me Tottenhamin, Liverpoolit i ndodh diҫka e papritur

22:13 | 29 Maj 2019

Diҫka e papritur ka ndodhur për skuadrën e Liverpoolit.

Autobusi i ekipit të Liverpoolit ka ngecur për rreth një orë në një tunel në stadiumin Ëanda Metropolitano, ku do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit më 1 qershor.

Liverpooli nuk pritet ta parkojë autobusin në finalen e së shtunës në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit, pasi skuadra e Jurgen Kloppit i ka mbajtur vazhdimisht të lumtur tifozët me futbollin e tij sulmues dhe emocionues gjatë këtij sezoni, por autobusi i tij i vërtetë përfundoi i “parkuar” në një tunel në stadiumin e Atletico Madridit.

Autobusi i Liverpoolit u xhiruar duke ngecur në tunel, derisa një pjesë e stafit të klubit po tentonin ta kuptonin në çfarë kishte ngecur.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Ëanda Metropolitano në Madrid më 1 qershor, duke filluar në orën 21:00.

Komento: