Para gardës së FSK-së parakalojnë dy ministrat shqiptarë të Mbrojtjes

11:20 | 18 Maj 2021

Dy ministrat shqiptarë të Mbrojtjes parakalojnë para gardës së FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi.

Dy ministrat parakaluan para gardës së FSK-së derisa u intonuan himnet e dy shteteve, njofton Klan Kosova.

Pas takimit dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Komento: